
Së fundmi, Adele ka zhvilluar një “live” në Instagramin e saj, ku ka bashkëbiseduar me ndjekësit e saj për rreth 40 minuta. 33-vjeçarja i ka surprizuar ata, teksa zbuloi se mbështet yllin e popit Britney Spears.
33-vjeçarja u pyet nga një fans nëse ajo mbështet lëvizjen #FreeBritney, një fushatë e nxitur nga fansat për t’i dhënë Britney autonomi nga kujdestaria e saj që ishte në fuqi që nga viti 2008, dhe ajo u shpreh se e adhuron yllin e popit.
“Sigurisht, unë mbështes #FreeBritney,. Unë e dua Britney. E kam takuar disa herë, e adhuroj absolutisht. Unë jam vërtet e lumtur për të”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që mbështetja e Adele vjen pasi babai i Britney, Jamie Spears, u hoq si kujdestar i saj gjatë seancës gjyqësore që u mbajt në fund të shtatorit.



















