Reperi i njohur Gjiko tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut jo vetëm me muzikës që bën, por edhe me jetën e tij personale.
Reperi dhe Elita Rudi prej disa vitesh kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Ata janë prindër të dy fëmijëve, të një djalë dhe një vajze.
Vajza e tyre erdhi në jetë në muajin mars të këtij viti dhe ata e pagëzuan me emrin Bota. Së fundmi, Gjiko ka ndarë me gjithë ndjekësit e tij në Instagram tatuazhin e ri që ka gdhendur në trup. Ai ka plotësuar portretin familjar, duke shtuar të bijën në tatuazhin e vjetër, në të cilin ishin ai, Elita dhe djali i tyre Zëri.



















