Krijuesja e filmit të animuar “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët”, Ruthie Thompson, ka ndërruar jetë në moshën 111-vjeçare.
Lajmin e humbjes së legjendës e ka dhënë kompania Walt Disney në një deklaratë, “Tompson ndërroi jetë paqësisht në gjumë në shtëpinë e saj në Motion Picture and Television Fund në Woodland Hills, California”.
Ajo gjithashtu punoi në klasikët e Disney si Pinocchio, Dumbo, Bambi dhe Bukuroshja e Fjetur. Ruthie Thompson pasi mbushi 18 vjeçe filloi të punojë në Akademinë e Kalërimit në Dubrock, ku Walt dhe Roy Disney shpesh luanin polo. Walt i ofroi asaj një punë si dizajnere dhe më pas në Departamentin e ngjyrosjes në filmin e parë të animuar të studios, filmin portreti të vitit 1937 “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët”.
Ajo u emërua një “Legjendë Disney” për gati katër dekada pune në studio në vitin 2000.



















