Angelina po i huton të gjithë, del në takim me një burrë tjetër!

Për vite me radhë nuk është parë me asnjë mashkull, dhe tani papritur, Angelina Jolie po “rreshton” takimet. Paparacët e kanë fotografuar disa herë me The Weeknd, ndërsa së fundi është parë në shoqërinë e bashkëshortit të saj të parë, Johnny Lee Miller.. të dy ata darkuan në një restorant të shtrenjtë të Beverly Hills. Aktorja kishte veshur një pallto të zezë elegante, dhe të dy mbanin maskë. Jolie dhe Miller u njohën në sheshin e xhirimit të filmit thriller Hackers në 1995-tën dhe kanë qenë të martuar nga viti 1996 deri në 1999.

Previous ArticleNext Article