KreuStil Jetese

Kalaja e vjetër e Tiranës; oazi i qetësisë në kryeqytet!

Tiranës prej disa vitesh tashmë i është shtuar një hapësirë atraktive për të gjithë vizitorët, dhe kjo është Kalaja e vjetër e Tiranës. Në këtë oaz të kryeqytetit, aktualisht qytetarët kanë gjetur një pikë takimi mes tyre, ku ndërthuret mjeshtërisht dhe me shumë finesë tradicionalja me modernen.

Brenda pak metrave katrorë çdokush mund të gjejë veten në ekspozita pikture apo skulpture, ekspozita nga fondi i arkivit shtetëror, aktivitete muzikore të zhanreve nga më të ndryshme etj. Në vetëm pak kohë Kalaja e Tiranës u kthye në një institucion vlerash edukuese për vizitorët dhe për brezat e rinj. Këtë arriti ta realizonte duke i dhënë vlera historisë dhe aktualitetit, duke orientuar shijen e vizitorëve drejt vlerave reale të së bukurës, artit e kulturës.

Lartësimi historik i mureve të Kalasë së Tiranës, e bën atë vendin ideal për promovimin e traditës. Muret e gurit tregojnë madhështi, tregojnë se aty ka gjurmë të një steme familjeje, ka një sofër të madhe e cila sipas zakonit mirëpret miqtë e pafund të kësaj vatre familjare, dhe që sot është një derë e një familjeje me vlera si familja Toptani, ku kushdo mund të vijë të shijojë kafen apo kulinarinë që ofrojnë kolana e përzgjedhur e bizneseve, të cilat jetësojnë tani brenda mureve të Kalasë shekullore.

Ndërtimi është konceptuar në mënyrë të tillë që të jetë të paktën për Tiranën e 100 viteve që vijnë. Në këtë hapësirë kulturore e tregtare ka dyqane suveniresh, bizhuterishe me fokus historinë e Tiranës, mozaikë, restorante tradicionale, etj. Është punuar me shpirt që qytetarëve të Tiranës t’u ofrohet më e mira në çdo drejtim, që të përmbushin të gjitha nevojat e tyre brenda për brenda mureve të gurta të Kalasë së Tiranës.

Siç është edhe shprehja e vjetër, shtëpia është e mikut, e buke e kryp e zemër siç thotë populli.  Mirë se të vini miq!

Thuaje me lule të thata

Lunariaa.eu ne kapim momente dhe i bëjmë ato të zgjasin përgjithmonë.

Pavarësisht nëse është buqeta juaj e nusërisë ose doni t’i mbani ato lule të para të takimit. Po kërkoni një dhuratë të veçantë për të dashurit tuaj? Ne jemi këtu për ju.

Nga skicat me një kuptim prapa, emrat e shkruar me lule të thara dhe të ruajtura, çfarë është më mirë se një kujtim që zgjat përgjithmonë?

Lunariaa.eu është biznesi i parë në Shqipëri që kthen lule të thata dhe të konservuara në art dhe Olsjana është e specializuar në lule të thata dhe është projektuesi i parë botëror i logove me lule të thata.

Lunariaa lindi pasi Olsjana i dhuroi kunatës së saj një tufë lulesh të freskëta për ditëlindjen e saj. Ajo ndjeu keqardhje pasi ato lule të bukura do të humbnin në një periudhë kaq të shkurtër kohe. Atëherë ajo mendoi për ruajtjen e luleve dhe shndërrimin e tyre në art.

Së bashku me burrin e saj ata vendosën ta quajnë “Thuaje me lule”, e cila më vonë u ndryshua në Lunariaa.eu, duke synuar ta bëjë atë ndërkombëtare. Ndërsa filloi një biznes dhe rriti dy fëmijë, ajo vazhdoi të punonte për të depërtuar në një treg të ri dhe mori vlerësime të shumta pozitive.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF