Paris Hilton është martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni madhështore të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air.
40-vjeçarja konfirmoi lajmin e bukur në Instagram teksa publikoi fotografinë e parë nga ceremonia, ku shfaqej me fustanin e saj të nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”.
“Përjetësia e imja fillon sot…11/11”, shkroi Hilton, e cila nuk hezitoi të tregonte edhe unazën e saj të martesës në fotografinë magjepsëse.
Të pranishëm në dasmën e Paris Hilton ishin yje të shumtë, ku mes tyre mund të përmendim, Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha, Kim Kardashian, etj.
Kujtojmë që Paris dhe Carter u fejuan në shkurt pas më shumë se një viti lidhje. Ndërkohë që ceremonia e së enjtes është vetëm një prej dasmës treditore të planifikuar nga Paris.



















