KreuCelebrity

“Më bënë pazar për vendin e tretë”; një tjetër këngëtare akuzon Festivalin e Këngës!

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon pati disa akuza të tjera për Festivalin e Këngës në RTSH. Këngëtari Mentor Haziri u ankua përsëri për refuzimin që iu për të qenë pjesë e garës.

“Unë nuk kam dashur t’i besoj thashethemet që kanë përcjellë ndër vite se është i korruptuar e bëhen pazare, ndaj kam marrë pjesë. Por u binda! Një emër si Mentor Haziri të mos garojë fare?! Kjo është e qëllimshme për të më eleminuar mua”, tha ai.

Argumentin e Mentorit e mbështeti edhe këngëtarja shkodrane, Klodiana Vata.

“Unë në Festivalin e Fundvitit nuk marr pjesë më! Vitin që shkoi një kompozitor më ofroi një këngë dhe më tha ‘ke çmimin e tretë me këngën time’. E dëgjova këngën, nuk ishte e nivelit për të marrë çmiminin e tretë, megjithatë e lashë pezull. Pa e mbyllur nëse do të merrja pjesë apo jo ai e shiti këngën. Dëgjojeni se cila këngë ka fituar çmim të tretë vjet dhe e kuptoni për cilin kompozitor bëhet fjalë”, ishte komenti i saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF