
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Tiranë, në rrugën “5 Maji”. Një 56 vjecar nga Martaneshi, Jeshar Gjoni ka ndërruar jetë papritur për shkak të një infarkti, duke i shkaktuar një traumë të vërtetë psikologjike familjes së tij.
Kur i ati i biznesmenit të kromit mësoi se cfarë kishte ndodhur, ai nuk e përballoi dhimbjen.
Humbja e të birit ka qenë një goditje shumë e fortë për Zenel Gjonin, rreth 80 vjeç. Në mesin e një tronditjeje të thellë, ai gjithashtu ka pësuar një infarkt duke ndërruar jetë, cka e bën edhe më të rëndë tragjedinë e përjetuar nga kjo familje.
Jeshar Gjoni jetonte prej vitesh në kryeqytet me familjen e tij ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.



















