Është simpatik, është i talentuar, por që do të shpallej burri më seksi i botës nga revista People, këtë Paul Rudd nuk do ta kishte besuar as vetë po të mos e shihte me sytë e tij!
52 vjecari ka nisur të bëjë humor ne rrjet duke thënë se po shpërndan kartëvizita me statusin e ri që ka fituar.
“Jam i bindur që njerëzit kur ta dëgjojnë që jam zgjedhur unë do thonë: cfarë?”, u shpreh ylli i “Clueless” .
“Shpresoj që tani më në fund do të jem i ftuar në disa nga ato darkat seksi me George Clooney, Brad Pitt dhe Michael B Jordan. Mendoj se do të jem në shumë më tepër jahte. Jam i emocionuar për të zgjeruar jetën time të jahteve. Më pëlqen të meditoj. Mendoj se kjo do të më ndihmojë të bëhem më misterioz”, tha ai me humor.