Morena Taraku është një ndër personazhet e njohur të showbizzit shqiptar, që gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Bukuroshja prej disa kohësh jeton në Stamboll, ku së fundmi është bërë edhe kryefjala e mediave turke. Shkak për këtë është bërë një lidhje e mundshme e Morenës me këngëtarin turk, Berdan Mardini.
Romanca e dyshes u zbulua pas festës së ditëlindjes së këngëtarit, e cila thuhet se u organizua nga Taraku.
Mediat turke shkruajnë se këngëtari Berdan Merdini i dha fund martesës 10-vjeçare me Fatoş Yelliler vetëm pak muaj më parë, dhe së fundmi ka konfirmuar se ka një të dashur, por pa e specifikuar se bëhet fjalë për bukuroshen kosovare.



















