KreuCelebrity

Çfarë ndodhi? Banori VIP del nga shtëpia e “Big Brother”

Vetëm pak ditë pas hyrjes, Igli Zarka krejt papritur ka lenë shtëpinë “Big Brother VIP”.

Banorët brenda shtëpisë kanë marrë një zarf nga “Vëllai i Madh”, ku janë njoftuar se për shkaqe shëndetësore atij i është dashur të largohet nga shtëpia.

Në njoftim thuhej gjithashtu se gjendja e tij është e mirë, por që ka nevojë shërbimin e mjekëve.

Kjo i ka habitur dhe shqetësuar banorët të cilët kanë hamendësuar se ai vuante nga apandesiti, ndërkohë që kanë nisur të bëjnë gati rrobat e tij.

Kujtojmë që aktori para hyrjes në “Big Brother VIP” u shpreh se ishte futur për të sfiduar veten, por siç duket gjërat nuk kanë shkuar sikurse ai e ka menduar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF