Së fundmi Kanye West ka folur për ndarjen e tij nga Kim Kardashian, duke thënë se do të donte që ata të ishin ende bashkë.
Kanye West po i referohej shakasë së Kim gjatë monologut të saj në “Saturday Night Live”, ku ironizoi veten dhe anëtarët e familjes së saj.
“Unë u martova me reperin më të mirë të të gjitha kohërave”, tha ajo gjatë monologut të saj të hapjes, “Jo vetëm kaq, ai është zezaku më i pasur në Amerikë. Një gjeni i talentuar, i ligjshëm që më dha katër fëmijë të jashtëzakonshëm. Pra, kur u divorcova me të, duhet të dini se kjo lidhet vetëm me një gjë: personalitetin e tij”.
“Kjo nuk është shaka për mua,” tha Ye, gjatë intervistës së tij të fundit. “Fëmijët e mi duan që prindërit e tyre të qëndrojnë së bashku. Unë dua që ne të jemi bashkë. Por nëse shikoni mediat, kjo nuk është ajo që ata po promovojnë.”
Kujtojmë që Kim bëri kërkesë për divorc nga Ye në shkurt pas më shumë se gjashtë vitesh martesë..



















