Gazetarja e njohur Rezarta Reçi promovoi librin e saj “Kolonë zanore”, i cili vjen pak muaj pasi ajo është diagnostikuar me kancer.
Rezarta, është një burim frymëzimi, pasi në fytyrën e saj nuk shihen gjurmë trishtimi apo plogështie. “Një libër kushtuar kancerit, i cili më pushtoi trupin, po më çliroi mendjen dhe zemrën”, u shpreh ajo në mbrëmjen kushtuar promovimit të librit të saj, “Kolonë zanore”.
Gazetarja e njohur zbuloi se libri është shkruar i gjithi në celular, gjatë netëve të gjata pa gjumë, por ajo shton se libri nuk ka lidhje me dëshpërimin, por përkundrazi ka lidhje me dashurinë.
Në fjalën e saj përmbyllëse mes emocioneve ajo tha se arsyeja pse e botoi ishte jo vetëm për të mbledhur miqtë e saj, por i ishte mirënjohës këtij libri pasi teksa shkruante për të, harronte që ishte sëmurë. “Tani nuk jam sëmurë jam në proces, i jam mirënjohëse për dritën që më solli në shpirt tim, në mendjen time, në besimin tim, pasi dashurinë e kam pasur gjithmonë s’më ka munguar asnjëherë, vazhdoj ta dua jetën të bukur siç është”, u shpreh ajo.
Ndërkohë Shaban Murati e konsideron librin “Kolonë zanore” të shkrimtares Rezarta Reçi një befasi letrare, për plotësinë, forcën shprehëse artistike dhe psikologjike që përmban, mund ta quash pa droje roman theksoi ai.
Fjala e plotë e gazetares Rezarta Reçi në promovimin e librit “Kolona zanore”
“Ju dua te gjithëve. Jam shumë e emocionuar nuk prisja kaq shumë lule. Ka vërshuar drejt meje dashuria njerëzore ju dua. Dedikimi i librit është: kushtuar kancerit, i cili më pushtoi trupin por me çliroi mendjen dhe zemrën. Realisht nuk kisha ndërmend të shkruaja roman, nuk kisha as pretendim as ide. Kur kisha natën pagjumësi shkruaja përjetimet personale për atë çka përjetoja dhe në mëngjes i publikoja në Facebook siç bëja gjithmonë. Një rreth i ngushtë alarmoheshin shumë për gjendjen time shpirtërore, nuk ishte depresion ishin përjetimet e mia. Më merrnin në telefon t’i nuk i le dot këto hartime këto fantazira.
Nuk i dola kundër një grup u mobilizuan nuk ma falen që unë reagoja kështu. U thashë ua rregulloj unë të gjithëve do bëj një libër që nuk ka fare lidhje me dëshpërimin, përkundrazi. Ka lidhje me dashurinë me seksin kaq ishte ideja. Gjithë librin e kam shkruar në këtë celular. Unë nuk jam ulur në asnjë moment në kompjuter, as kam marr laptop. Teksa rrija në celular im shoq më pyeste me kë po komunikon? Se ai nuk është në rrjetet sociale, i thashë po shkruaj një roman! Këtu më tha, këtu me vjen frymëzimi, kam kaluar orë të gjata pa gjumë dhe e humbur në magjinë që të dhuron e shkruara i kam zili shkrimtarët, po kuptoja sesi ndërtohej konstrukti i një libri, personazhet si takoheshin.
I thashë e mbarova, me tha dil me një libër dinjitoz, i thashë nuk i shtoj as i heq një fjalë. Struktura ime përket me kolonën zanore ua kam dorëzuar. Arsyeja që e botova jo vetëm për t’ju mbledhur, por i jam mirënjohëse këtij libri, emocionohet, për atë gjendje shpirtërore që më krijoi nga një seancë në tjetrën 7 ose 8 seanca vetëm kur ngrihesha e harroja që jam sëmurë, tani nuk jam sëmurë jam në proces më solli dritë në shpirt në mendje dashurinë e kam pasur gjithmonë vazhdoj ta dua jetën të bukur siç është”, tha ajo.



















