Rita Ora është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar për xhirimet e serialit të ardhshëm të ‘The Masked Singer’.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar disa fotografi në rrjetin e saj social Instagram, ku duket shumë në formë dhe rrezaton pafund lumturi.
Në një prej fotove shihet kolegu i saj Jonathan Ross, i cili ishte ulur në një makinë blu vintage jashtë studios teksa buzëqeshte para kamerës.
Kujtojmë që Rita Ora ishte pjesë e listës së këngëtarëve të rinj më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, ku renditej e në vendin e 13-të me 26.5 milionë paund.
Ndërkohë Rita do të jetë sërish pjesë e “The Voice of Australia” pasi pjesëmarrja e saj vitin e kaluar rriti numrin e shikueshmërisë.