
Edhe pse Fifi dhe Graniti janë vetëm shokë, skenat e xhelozisë nga ana e këngëtares kanë qenë të shpeshta.
Mbrëmjen e djeshme Graniti u përball me të ëmën, e cila e kritikoi dhe i dha një mesazh që siç dukej ishte rreth marrëdhënies së tij me Fifin. “Dil nga guaska, ky nuk është Graniti që njohim. Lundro lirshëm, bisedo, bëj qejf, argëtohu”, i tha ajo.
Duket se këto fjalë e kanë prekur shumë Fifin, e cila e ka marrë si një mesazh që futbollisti të distancohet prej saj. Prandaj dhe ajo e përlotur i kërkon atij që t’i qëndrojë larg, pasi është duke e penalizuar.
Graniti është munduar ta qetësojë Fifin dhe t’ia sqarojë gjithë situatën, mirëpo Fifi ka filluar t’i flasë me tone të larta.
“Granit jam duke të penalizuar. Erdhi nëna jote ta tha muhabetin që kam 1 muaj që ta them. Pse s’më kupton se shqip po të flas. Me mua mos fol më!”, tha Fifi teksa është larguar prej tij.