Ylli i muzikës Lady Gaga nuk është në një, por në dy kopertina të Vogue këtë vit.
Përpara publikimit të filmit të shumëpritur “House of Gucci”, këngëtarja ka qenë në kopertinën e numrit të nëntorit të ‘Vogue Italia” dhe numrin e dhjetorit të “British Vogue”.
Për “British Vogue”, Lady Gaga kishte veshur një look të personalizuar nga Schiaparelli, ndërkohë për kopertinën “Vogue Italia” këngëtarja u shfaq me një pamje nga afër të fytyrës së saj teksa mban veshur një pelerinë rozë.
Gaga ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një nga fotografitë ku ka pozuar për “Vouge”, ku shihet e zhveshur teksa ka nxjerr në pah edhe tatuazhet e saj.
Mesa duket fotoja është pëlqyer shumë, nisur kjo nga komentet pozitive dhe nga ‘like’ që ka marrë në Instagram. “Çfarëdo që të vesh,” i tha ajo ekipit në veshjen e saj për xhirimin, “Unë do t’i shërbej magjepsjes”.