Kryeministri Edi Rama ndodhet në Skoci, aty ku po mbahet konferenca e OKB-së mbi ndryshimet kimatike COP26.
Rama ka takuar aktorin e famshëm, Leonardo Di Caprion, i cili njihet për mbrojtjen e natyrës me fanatizëm.
Së fundmi kryeministri ka publikuar në rrjetet e tij social Instagram një fotografi, ku shihet të bisedojë me DI Caprio.
“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se biseda e tyre ka patur lidhje me mbrojtjen e lumit Vjosa, për të cilin aktori ka reaguar jo pak herë.
Leonardo Di Caprio në rrjetet e tij sociale shpesh herë ka postuar pamjet e lumit Vjosa, ku i ka ftuar qytetarët që të firmosin peticionin për mbrojtjen e tij.



















