Pas daljes nga Big Brother, Paloma bëri ca rrëfime të sinqerta tek “Ftesë në 5”. Gazetarja tregoi se nuk e ka përjetuar mirë këtë situatë, dhe se bashkëshorti praktikisht i është kthyer në psikolog.
Ajo e pranoi në emision se është penduar shumë që ka folur për të shoqin në shtëpine e Big Brother VIP.
“Jam penduar që fola për Andrein dhe ndihem në faj. Çdo gjë u keqinterpretua dhe në media u shkrua për të sikur është një baba i keq dhe burrë dhunues. Unë doja që të përçoja një mesazh të mirë, por u kthye në një situatë krejt tjetër”, u shpreh të tjera Paloma.
E gjithë eksperienca megjithatë për të ishte një lojë dhe thotë se do të donte që të mbetej miq me të gjithë banorët.



















