KreuCelebrity

“Unë jam një refugjate”; Rita Orës i vendoset pllakatë në Londër!

Sot ka prekur majat e famës, por Rita Ora nuk e harron dhe as fillesat e saj. Artistja e njohur vizitoi shkollën e vet fillore në Londër, ku u fotografua e buzëqeshur pranë një pllakate, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës, thotë The Sun.

Përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, në pllakate shkruhet edhe: “Këngëtarja dhe aktorja u largua nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.

Rita shkrepi disa foto pranë pllakatës në shkollën “St Cuthbert” në perëndim të kryeqytetit britanik..

Rita kohët e fundit është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar Nga Los Angelesi, dhe do të jetë pjesë e jurisë së spektaklit “The masked Singer”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF