KreuCelebrity

Vesa rrëfen xhelozinë e Big Bastës, çfarë i fshehu?

Vesa Luma ishte e ftuar tek “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku bëri disa rrëfime interesante.  Ajo tha se sapo erdhi në Kosovë menjëherë u infektua me Covid 19. Edhe pse e vaksinuar, së bashku me djalin e kaluan me disa vështirësi sëmundjen.

“Sa erdha drejt e në Covid, kam qenë e vaksinuar, dhe mora të gjitha viruset e tjera ekzistuese. Fat që e kam pas vaksinën dhe e kam kaluar, por nuk e ka qenë edhe shumë e lehtë. Më  vështira ka qenë me çunin në fakt se dhe ai ka kaluar një natë në spital dhe ka qenë keq, me një virozë tjetër”, tha ajo.

Këngëtarja shtoi se Gerit nuk i kishte treguar në fillim që ishin infektuar me koronavirus për të mos e shqetësuar.

Më tej rrëfeu dhe vështirësitë që sjellin për ciftin lëvizjet  sa në Kosovë, Shqipëri e Zelandë të Re, e që i vuan më shumë djali. Ndërkohë tha se i shoqi ndonjëherë e tepron me xhelozinë, por nga ana tjetër ai e lë pa mend me inteligjencën që ka.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF