KreuCelebrity

OBSH: “Mos i mbyllni shkollat, pavarësisht pandemisë”!

Dega e OBSH-së për Europën i bëri thirrje qeverive që mos t’i mbyllin shkollat, edhe pse numri i rasteve me koronavirus është rritur në shumë vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se me afrimin e dimrit, më shumë se gjysma e 53 vendeve të rajonit europian të saj kanë raportuar rritje të dukshme të shkallës së infeksionit te të gjitha grup-moshat.

“Nëse vendosen kufizime për të zvogëluar ose kontrolluar transmetimin, shkollat duhet të jenë vendet e fundit që mbyllin dyert dhe të parat që do t’i rihapin, me masa të duhura parandaluese të infeksionit”, tha përmes një deklarate OBSH-ja.

“Ndërprerja e shkollimit të fëmijëve duhet të jetë zgjidhja e fundit”, shtoi ajo. Sipas REF, në vend të mbylljes së institucioneve arsimore, është rekomanduar një qasje më e gjerë për reduktimin e transmetimit të koronavirusit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF