“Love Story 2” do të nisë më 15 nëntor, dhe bashkë me të do të fillojë edhe programi i përditshëm “Love Story Talk”, i cili do të prezantohet nga Eni Shehu.
22 vajzat dhe djemtë do të jenë çdo ditë në program dhe krah tyre do të jetë edhe një panel opinionistësh, te cilët nuk janë në programin e së hënës.
Autorja e “Love Story” gjatë një interviste në Klan New ka zbuluar se një nga anëtarët e panelit të opinionistëve do të jetë Zhaklina Lekatari, e cila njihet për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë.
Sikurse sezonin e parë, edhe në këtë program do të ketë konkurrentë që vijnë nga jashtë, dhe mësohet se 2 prej tyre janë nga Firence.
Ndërkohë që në lidhje me kriteret e përzgjedhjes së personazheve, Ilda tha se e para sigurisht është paraqitja e jashtme, por konkurrentët të gjithë janë të shkolluar dhe kanë eksperiencat e tyre, që do të tregojnë se ata kanë shumë më tepër vlera se pamja e jashtme.
“Love Story 2” do të nisë më 15 nëntor nën prezantimin e Alketa Vejsiut dhe regji të Vera Grabockës.