KreuCelebrity

E bija bën 7 vjeçe, dhe Ledina Çelo emocionon me urimin për të!

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo, është nënë e një djali, Erlisi 11-vjeç, dhe e një vajze, e cila sapo ka mbushur 7 vjeçe.

Në këtë ditë të veçantë për vajzën e saj, Ledina ka bërë një urim emocionues në rrjetet e saj sociale për të.

“Gëzuar ditëlindjen Perianna ime! Janë 7 vitet më të bukura të jetës sime me ty”, shkruan këngëtarja, teksa ka ndarë edhe një fotografi nga lindja e vajzës së saj.

Ledina jeton në Gjermani dhe prej kohësh i është dedikuar plotësisht familjes së saj. “Dua që fëmijëve mos t’u mungojë asgjë, nuk e kam te gjërat materiale, por tek afeksioni njerëzor, te prania ime në jetën e tyre. Dua të rriten siç jemi rritur ne, me shumë njerëz pranë”, tha ajo disa kohë më parë gjatë një intervistë.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF