Eranda Libohova është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, e cila gjithmonë ka spikatur për vokalin e saj të mrekullueshëm.
Sot është një ditë shumë e veçantë për artisten, pasi u nderua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me çmimin “Mjeshtër i Madh”. Pas dekorimit artistja mbajti një fjalim, ku mes emocioneve rrëfeu rrugëtimin që ka patur në skenë.
Ceremonia e dekorimit u zhvillua në Presidencë, ku të gjithë të ftuarit patën fatin të dëgjonin dhe të shihnin një përmbledhje të repertorit fantastik të artistes.
Pranë Erandës në këtë moment të rëndësishëm të karrierës së saj ishin të afërm, miq dhe kolegë të saj. Të shumta janë edhe urimet që artistja ka marrë ne rrjetet sociale.