KreuCelebrity

Ëmbëlsira, petulla, lëngje frutash: Del lista e ushqimevë që nuk do të lejohen në shkolla!

Ëmbëlsira, petulla, lëngje frutash: Del lista e ushqimevë

Ministria e Shëndetësisë dhe Arsimit ka vendosur të ndalojë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme në mjediset e institucioneve arsimore me qëllimin të luftohet kequshqyerja dhe të mbrohen nxënësit e moshave nga 6-15 vjeç, prej materialeve të dëmshme për ta.

LISTA E USHQIMEVE TË PASHËNDETSHME QË NDALOHEN NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

-madhësi paketimi të barabartë ose më të madhe se 25 g;

-22g ose më shumë yndyrë për 100g;

-2g ose më shumë yndyrë të ngopur për 100g;

-0.6g ose më shumë natrium për 100g;

-3g sheqer ose më shumë në total për 100g;

-pijet e cilësuar si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë;

-pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar;

-lëngjet e frutave të ëmbëltuara me sheqer të shtuar;

-lëngjet e perimeve me sheqer ose kripë të shtuar;

-lëngje të ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara me lëngje frutash, të cilat hollohen për të bërë një pije;

-qumësht i plotë;

-pijet energjike.

LISTA E USHQIMEVE TË LEJUARA NË MJEDISET E INSTITUCIONEVE ARSIMORE

-fruta të freskëta (frutë i plotë ose në pjesë);

-fruta të konservuara në lëng natyral;

-perime të papërpunuara.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF