KreuCelebrity

370 qytetarë helmohen nga uji i pijshëm në Krujë, mes tyre 70 fëmijë

Ka shkuar në 370 numri i pacientëve të paraqitur në urgjencën e Krujës, me simptoma helmimi, si pasojë e ujit të pijshëm. Mësohet 70 prej të helmuarve janë fëmijë. Aktualisht të shtruar në spitalin e Krujës ndodhen ende 30 pacientë, që po marrin mjekimin.

Dyshime janë se helmimi është shkaktuar nga uji i pijshëm, ndërsa ende pritet të dalë përgjigjja e analizave të mostrave të ujit. Drejtoresha e spitalit të Krujës, Yllka Sheta shprehet se situata është nën kontroll dhe se nuk ka patur raste pacientësh që të kenë shfaqur komplikacione të rënda. Pacientët e shtruar në spital shprehen se kanë patur dhimbje të forta barku e koke dhe të gjithë pohojnë se kanë pirë ujë nga ai që i vjen në çezma, ndërkohë që një tjetër pacient pohon se ata kanë kaluar të njëjtën situatë edhe 3 muaj më parë, ku kanë patur simptoma helmimi, megjithatë nuk ka patur raportime për një gjë të tillë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF