Nuk dihet nëse ky vendim do të zgjasë përgjithmonë apo do të jetë i përkohshëm, por ajo çfarë është e sigurt është fakti se pas tragjedisë së ndodhur në sheshxhirim pak ditë më parë, Alec Baldwin ka vendosur të heqë dorë nga aktrimi.
Burime pranë aktorit bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje shoku, trishtimi dhe për të nuk ka ngushëllim e për rrjedhojë ka pezullua çdo projekt që ka të bëjë me profesionin e tij.
Gjatë xhirimeve të “Rust”, ai qëlloi me armë kineasten Halyna Hutchins duke i marrë kështu jetën asaj dhe duke plagosur regjisorin. Baldëin mendoi se arma ishte e siguruar, por fatkeqësisht për arsye që ende janë të paqarta shkrepja e saj ishte fatale për kineasten 42 vjeçare.



















