KreuCelebrity

Të ndarë prej 6 muajsh; Bora Zemani dhe Donald Veshaj puthen  në Big Brother!

U nis si surprizë për miken e saj të ngushtë Semin por prania e Bora Zemanit në Big Brother përfundoi me një puthje mes saj dhe ish-të dashurit Donaldit. Të ndarë prej 6 muajsh, dyshja nuk i thanë jo një ballafaqimi mes njëri tjetrit ndërsa pranuan para mijëra shikuesve se e duan ende njëri tjetrin.

 

Për disa minuta aktori dhe moderatorja patën mundësi të flisnin me njëri tjetrin dhe vetëm pas fundit të takimit Donaldi i vodhi një puthje Borës e cila kishte hezituar gjatë gjithë kohës.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Ndonëse Bora dhe Donaldi me siguri kanë shumë për të folur rreth romancës së shkëputur mes tyre, ky takim me siguri i dha një drejtim krejt të papritur asaj çfarë ata kishin ndërtuar në tre vite lidhje.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF