
Një 14-vjeçare shqiptare ka fituar çmimin e parë në “Golden Star Kids International”. Edicioni i katërt i këtij kompeticioni u mbajt në Turqi ndërsa pjesë ishin mbi 30 konkurrentë nga disa shtete të botës, thotë iconstyle.com. Albana Bajraktari pati një performancë të shkëlqyer, e cila e katapultoi menjëherë në radhët e para të listës së 30 konkurentëve të eventit. Juria nuk pati mëdyshje kur vendosi t`i japë Albanës cmimin e parë për kanto teksa u vlerësua pozitivisht edhe në gjini të tjera.”Jam akoma e shokuar se nuk e prisja gjithë këtë skenë. Kam punuar jashtë mase shumë me këngën, për ta paraqitur Shqipërinë ashtu siç doja.Ndihem jashtë mase e nderuar që më ka rënë mua shansi, t’ja dhuroj Shqipërisë për herë të parë këtë titull”, tha 14-vjeçarja.



















