KreuCelebrity

Shtëpia e Bardhë detajon planet për vaksinimin e fëmijëve!

Shtëpia e Bardhë detajon planet për vaksinimin e

Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç së shpejti do të mund të vaksinohen ndaj COVID-19 tek mjekët pediatër, farmacinë lokale dhe ndoshta dhe në shkolla, tha Shtëpia e Bardhë ndërsa paraqiste detaje për autorizimin e pritshëm të vaksinës Pfizer për fëmijët më të vegjël.Rregullatorët federalë do të takohen gjatë dy javëve të ardhshme për të analizuar vaksinat për fëmijët, pas studimeve të hollësishme për sigurinë e tyre. Brenda disa orësh pas miratimit zyrtar, që pritet pas takimit të panelit të ekspertëve të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të planifikuar për 2-3 nëntor, dozat e vaksinave do të fillojnë të përhapen në gjithë vendin, me gjilpëra më të vogla për fëmijët e vegjël 5-11 vjec, thote VOA. Administrata e presidentit Biden vë në dukje se fushata në shkallë vendi për të vaksinuar fëmijët e vegjël do të jetë më e lehtë sesa fillimi i vaksinimit para 10 muajsh, që u shoqërua me pritje të gjata. SHBA ka rezerva të mjaftueshme të vaksinës Pfizer për të vaksinuar afërsisht 28 milionë fëmijë, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Shtëpia e Bardhë po përgatitet për një fushatë për të ndërgjegjësuar prindërit dhe fëmijët për sigurinë e vaksinave dhe lehtësinë e marrjes së tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF