“Facebook” ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të skandaleve në të cilat është përfshirë, disa prej tyre të lidhura me të dhënat e personave të regjistruar në gjigantin social.
Sipas raportimeve, “Facebook” po planifikon të ndryshojë emrin e kompanisë, në mënyrë që të përmirësojë imazhin e tij. Kujtojmë që platforma e rrjeteve sociale Facebook përfshin gjithashtu aplikacionet WhatsApp, Instagram dhe Oculus.
Emri i ri do të zbulohet më 28 tetor nga shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg në konferencën vjetore në Connect. Nuk ka ende detaje rreth alternativave të mundshme të emrit të ri, mirëpo një lëvizje e tillë mendohet se do të distanconte “Facebook” nga skandalet aktuale. Mbetet për t’u parë a do të ketë ndikim ndryshimi i emrit në përmirësimin e imazhit…