KreuCelebrity

Askush nuk e dinte; njihuni me djalin 3-vjeçar të Sabianit!

Një nga banorët e “Big Brother VIP” është Sabiani, i cili gjithmonë ka qenë shumë i rezeruar për jetën e tij private.

Në spektaklin e kësaj të marte, ai ka folur publikisht për jetën e tij private, ku ka zbuluar për herë të parë se përveç Kejsit, e cila është tashmë pjesë e showbizit, ka edhe një djalë të vogël.

Ai ka treguar se ardhja e tyre në jetë ka qenë një dhuratë e Zotit, por nga ana tjetër fakti që ata janë fëmijë të dy nënave të ndryshme ka sjellë edhe vështirësi të mëdha. “Vëllai i madh” kishte menduar ta surprizonte Sabianin, duke i sjellë brenda shtëpisë dy fëmijët e tij.

Takimi i tij me Kejsin dhe djalin 3-vjeçar u shoqërua me shumë lot dhe emocione të forta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF