Kanye West ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij, pasi një gjykatës në Los Angeles miratoi sot një peticion të reperit për të ndryshuar zyrtarisht emrin e tij për t’u njohur thjesht si “Ye”, pa mbiemër.
Gjyqtarja e Gjykatës Superiore të Los Angelesit, Michelle Williams Court, i dha përgjigje reperit, i cili paraqiti peticionin e tij më 24 gusht dhe deklaroi se po e bënte ndryshimin për arsye personale.
Ky emër përveçse është një shkurtim i emrit të tij aktual, ka dhe një kuptim shumë të rëndësishëm për reperin. “Besoj se ‘ye’ është fjala më e përdorur në Bibël dhe në Bibël do të thotë ‘ju’. Kështu unë jam ti, unë jam ne, jemi ne”, u shpreh reperi në vitin 2018 teksa ishte duke folur në një intervistë për albumin e tij me të njëjtin emër.