KreuCelebrity

Vdekja e katër turistëve rusë në Qerret regjistrohet si vrasje!

Vdekja e katër turistëve rusë në Qerret regjistrohet si

Rreth mesnatës të së premtes, një ngjarje e rëndë ndodhi në një hotel në Qerret, ku katër turistë rusë u gjetën të pajetë në pishinën dimërore.

Fillimisht u tha se turistët ishin asfiksuar në sauna, apo kishin konsumuar shumë kokainë, por nga hetimet të dyja këto teori u hodhën poshtë, ndërsa si pistë kryesore mbeti ajo e asfiksisë nga klori në pishinë.

Teksa pritet të dalë ekspertiza, Prokuroria e Kavajas e ka regjistruar ngjarjen për vrasje. Kujtojmë se nga kjo ngjarje mbetën viktima çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF