KreuCelebrity

Bëri publikisht rrëfimin personal, Paloma përballet me bashkëshortin!

Paloma bëri një rrëfim shumë personal në shtëpinë e Big Brother VIP ku foli për betejën 8 vjecare të bashkëshortit të saj me alkoolin. Në një bisedë me Monika Lubonjën, gazetarja tregoi sesi i shoqi kishte krijuar varësi dhe ajo kishte përjetuar shqetësime të mëdha. Madje, pas një episodi të dhunshëm që duket se kishte qenë i vetmi, kishte bërë dhe një denoncim në polici. Pasi u transmetua rrëfimi i saj, moderatorja Arbana Osmani e ftoi në dhomën e rrëfimit, ku Paloma gjeti një statujë (që imiton atë të çmimeve Oscar) ku Andreji kishte shkruar “Për Palomën, aktoren më të mirë të ‘Big Brother’. KJo rezultoi të ishte një shaka mes tyre, megjithatë gjatë përballjes, i shoqi tha se tashmë ato momente të errëta i ka hedhur pas krahëve, falë mbeshtetjes së familjes dhe terapisë. Ai megjithatë e shfaqi mërzinë që i kishte shkaktuar fakti që Paloma kishte bërë publike dicka kaq të brendshme të ciftit, dhe i kërkoi që ajo të kujtonte pak më tepër gjerat e bukura që kanë kaluar bashkë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF