Mikeshat e saj e mbrojtën me forcë në rrjetet sociale, por jo vetëm ata. Përballë mbështetjes që ka marrë dhe nga ndjekësit, Ambra Angiolini nuk është përmbajtur dot por ka shpërthyer në lotë. Pas ndarjes së bujshme me Massimiliano Allegri, ajo e tregoi veten “një zonjë të vërtetë”, thonë mediat italiane. Vajza e saj tha një ditë më parë se “faji është i atij që tradhëton, në të gjitha drejtimet e mundshme”. Historia mes Ambrës dhe Allegrit zgjati katër vjet. Ajo lindi si një pasion i stuhishëm, por shpejt njohu ulje-ngritje të mëdha, dhe tani, të dy palët kanë zgjedhur te vazhdojnë të secili rrugën e vet.
