KreuCelebrity

Adele zbulon datën e publikimit të albumit!

Lajmi se ikona e muzikës britanike Adele do të vinte me një album, i gëzoi pafund të gjithë adhuruesit e zërit të saj.

Dhe mesa duket pritjes i ka ardhur fundi dhe Adele ka njoftuar në rrjetet sociale se albumi i shumëpritur do të dalë më 19 nëntor, dhe do të titullohet “30”.

33-vjeçarja, e cila ka kaluar një kohë të vështirë për shkak të divorcit me Simon Konecki në 2019, e përshkroi albumin si një rrëfim për periudhën më të trazuar të jetës së saj. “Unë sigurisht nuk isha aspak afër ku shpresoja të arrija në fillimet e mia gati 3 vjet më parë. Krejt e kundërta në fakt. Mbështetem në rutinën dhe qëndrueshmërinë për t’u ndjerë e sigurt. Gjithmonë e kam. E megjithatë isha e vetëdijshme që po e çoja veten në një labirinth të rrëmujës absolute dhe trazirave të brendshme”, tha ajo.

 

 

A post shared by Adele (@adele)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF