KreuCelebrity

Do të festonte ditëlindjen; John Travolta prek me dedikim për bashkëshorten e ndjerë

Aktori John Travolta humbi bashkëshorten e tij, Kelly Preston, në korrikun e vitit të kaluar. Kelly, me të cilën John ishte martuar në vitin 1991, humbi betejën e saj me kancerin e gjirit në moshën 57-vjeçare.

Së fundmi 67-vjeçari kujtoi ditën e saj të lindjes, duke shpërndarë në Instagramin e tij një fotografi të bashkëshortes së ndjerë Kelly Perston. Fotografi, e cila është realizuar në Festivalin e Filmit në Kanë 2018, ku ajo promovonte filmin e tyre “Gotti”.

“Gëzuar ditëlindjen Kelly. Na mungon dhe të duam shumë!”, shkroi ai përkrah fotografisë, ku Kelly shihet duke buzëqeshur.

 

 

 

A post shared by John Travolta (@johntravolta)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF