
Balerini dhe koreografi Graciano Tagani dhe moderatorja Argjira Spanca e pranuan për herë të parë publikisht majin e këtij viti se po jetojnë një histori dashurie, e cila që prej atëherë, vetëm sa është forcuar. Dyshja në fakt, po jeton momente mjaft të bukura, e dëshmuar fare qartë kjo edhe postimi i fundit i balerinit të talentuar në Instagram. “Gjysma ime tjetër”, ka shkruar ai në krah të fotos ku shihet së bashku me Argjirën, ndërsa e shoqëron komentin e tij dhe me një emoji në formë zemre.
Komplimentet kanë vërshuar, dhe jo pa të drejtë në fakt, sepse bashkë bëjnë një cift mjaft simpatik! Pak përpara se të pohonin për të gjithë lidhjen e tyre, Graciano qe shprehur se ishte në një bashkëjetesë dhe se ndihej shumë i lumtur. “Një kthesë shumë e madhe në jetën time ka qenë dhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht,” ishte pohimi i tij.



















