KreuCelebrity

Ministrja e Arsimit thirrje studentëve: “Hyrja në universitete vetëm me kartën e vaksinimit ose testin e PCR”

Ministrja e Arsimit thirrje studentëve: “Hyrja në universitete

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka sjellë edhe një herë në vëmendje faktin se studentët dhe pedagogët do të lejohen të futen në auditore vetëm me vaksinë ose test PCR.

Kushi u bëri thirrje studentëve të përfitojnë nga java e hapur e vaksinimit.  “Të gjitha pedagogët dhe studentët mund të hyjnë në universitete vetëm me kartën e vaksinimit ose testin e PCR. Kjo javë është shpallur si java e vaksinimit masiv të studentëve. Ministria e Shëndetësisë është treguar e gatshme për të vënë personelin në dispozicion të universiteteve.

Studentët duhet t’i bashkohen këtij procesi për një vit akademik të suksesshëm. Do të këmbëngulja për vaksinimin sepse është mënyra më e mirë edhe duke u bazuar në të dhënat e shkencës edhe në të dhënat e vendeve të tjera.Vaksinimi është i rëndësishëm për të gjithë ne por akoma më i rëndësishëm për studentët që kthehen në auditoret. Është e rëndësishëm që secili prej nesh të vaksinohet sepse ky proces është detyrim edhe ndaj shtresave vulnerabël. Kemi detyrimin të mbrojmë edhe ata që nuk vaksinohen dot. Ne e kemi detyrim dyfish për të mbrojtur atë”, u shpreh ministrja e Arsimit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF