KreuCelebrity

“Që në momentin që të pashë”; Angela Martini uron bashkëshortin për ditëlindje me fjalët e veçanta

Gjatë verës së këtij viti Angela Martini dhe Dragos Savulescu ishin kryefjala e mediave, pasi biznesmeni rumun u vu në pranga nga policia greke në ishullin e famshëm Mykonos. Ndërkohë që më pas ai u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.

Së fundmi në ditën e tij të lindjes Angela ka bërë një urim të veçantë për të. Përkrah një video ku ata shihen të lumtur pranë njëri-tjetrit, ajo ka shprehur hapur dashurinë që ka për biznesmenin rumun.

“Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti im i mrekullueshëm, Dragos Savulescu. Që në momentin e parë që të pashë, u ndjeva si në shtëpi. Unë e dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, besimin që ke ndaj meje e po ashtu edhe shpirtin tënd. Unë jam shumë e lumtur për gjithçka! Unë kurrë nuk do të ndryshoja asgjë! Të dua”, ka shkruar ajo.

 

 

 

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF