Ish partnerja e aktorit të njohur Owen Wilson, befasoi së fundi me deklaratën se ai nuk e ka takuar kurrë vajzën e tyre. Në një intervistë për ‘Daily Mail’, Varunie Vongsvirates tha se ajo dhe Owen kishin një marrëdhënie në dukje solide, ishin bashkë për pesë vjet. Por gjithcka ndryshoi kur lindi vajza e tyre në 2018-tën. Aktori kërkoi një test atësie për të vërtetuar që ajo ishte vajza e tij. Ndonëse i ka ndihmuar financiarisht, ai nuk ka pranuar asnjëherë ta takojë vogëlushen, e cila është tashmë tre vjec dhe i ngjan shujme. Ndërkohë, Wilson ende mban kontakte me dy djemtë që ka me ish-partneret e tjera, Jade Duell dhe Caroline Lindqvist.



















