Shpat Kasapi ka preferuar t`i tregojë pak me vonesë detajet në lidhje me raportin e tij me Selvijen, që nga lidhja, martesa e më pas, pritja e ëmbël. Tani, vendosën që ka ardhur me sa duket momenti të ndanin me të gjithë edhe një hollësi të rëndësishme mbi fëmijën e tyre të parë: gjininë e tij. Të ftuar në “Rudina”, këngëtari i njohur dhe partnerja e tij zbuluan se së shpejti do të jenë prindër të një djali. Në një tullumbace të madhe në studio, Shpati mezi po priste ta ndante edhe me publikun lajmin e bukur. “Është djalëëëë”, – u dëgjua zëri i Rudinës pasi këngëtari shpoi tullumbacen. “Ishalla i ngjan Selvijes”, – tha ai, megjithatë në fund shtoi se më e rëndësishmja është që bebi të jetë i shëndetshëm.



















