KreuCelebrity

Bashkëshorti i Palomës, deklaratë e papritur: “Më ka mërzitur shumë…”

Bashkëshorti i Palomës, Alandi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku tregoi sesi po e përjeton ai pjesëmarrjen e saj në “Big Brother VIP”. Alandi kishte ca ankesa: tani që e shoqja është brenda reality shoë-t, atij i kanë mbetur të gjitha punët. Megjithatë, e bëri të qartë se e mnbështet plotësisht në këtë iniciativë të saj. I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo. Nuk është se nuk e përballoj dot, është pak e vështirë por nuk dua t’ja prish qejfin dhe dëshirat, sepse kur e do dikë do ta shohësh mirë. I kam thënë që në fillim që për çdo gjë më ke gati dhe unë do të mbështës gjithmonë”, u shpreh ai. Alandu shtoi se nuk eshte xheloz, por ka pasur raste që ajo e ka mërzitur sepse ka folur më shumë se ç’duhet. “Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar”, tha muzikanti.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF