Aurela Hoxha e ka kthyer gati në një mister babain e djalit të vet, me të cilin ka një lidhje disa vjecare dhe preferon të mos postojë foto të tij. Madje dhe kur publikoi foton me tgë vëllain, rrjeti u bë lëmsh sepse e mori për partnerin. Arsyen përse, e shpjegoi tani. “Nuk jam ndiere e detyruar ta bëj këtë. Ndoshta edhe vjen një ditë që ta publikoj, ndoshta edhe jo. Po ai respekton zgjedhjet e mia dhe jam shumë e lumtur për këtë gjë, prandaj edhe jemi bashkë, sepse kemi gjetur gjuhën. Është totalisht zgjedhje e imja që ta publikoj kur ta ndjej dhe jo kur të kem presionin e publikut, e njerëzve. Do vijë momenti, mbase”, ka thënë ajo.



















