KreuCelebrity

Trondit Arjola Demiri: Abortova binjakët, tentova të vras edhe veten!

Trondit Arjola Demiri: Abortova binjakët, tentova të vras edhe

Arjola Demiri ndodhet në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe pak ditë më parë rrëfeu se ish-bashkëshorti i saj e ka tradhtuar për gjashtë vite me radhë.

Ndërkohë që së fundmi ajo ka zbuluar të tjera detaje tronditëse. Aktorja u shpreh se ka vuajtur nga depresioni kur është divorcuar dhe tregoi se gjatë kësaj periudhe ka qenë shtatzënë me binjakë, të cilët si rrjedhojë e situatës vendosi që t’i abortonte.

“Shkova te mjekja dhe i thashë që s’mund t’i lind këta fëmijë dhe të lutem mi hiq. Gënjeva duke thënë se babai i tyre ishte dakord, por për shkak të një udhëtimi pune nuk ishte prezent’, tha aktorja.

Më tej ajo ka shtuar se gjatë shtatzënisë së saj të katërt ka konsumuar pafund alkool dhe cigare, derisa njëherë ka tentuar të vrasë edhe veten nëpërmjet mbidozës në ilaçe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF