Këngëtari i njohur Ergi Dini humbi jetën 5 vite më parë në një aksident me motor, duke shkaktuar një dhimbje të madhe te familjarët, artistët dhe te gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Një nga personat që e ka vuajtur më shumë ikjen e tij nga kjo botë është Barbana. Ajo vazhdimisht në rrjetet e saj sociale apo në intervistat e dhëna ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjen nga mungesa e të vëllait.
Ditën e sotme Ergi do të festonte 27-vjetorin, dhe Barbana ka ndarë në Instagram një fotografi të artistit, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim prekës. “Sot është dita jote e lindjes, do bëheshe 27 vjeç! Nuk gjej dot fjalë ta shpreh se sa shumë mall kam për ty Ergi! Nuk ka moment që nuk të kam në mendje…koha kalon ,malli shtohet e fjalët pakësohen sepse nuk kanë më vlerë… Festo me engjëjt, engjëlli im, dhimbja ime më e madhe”, ka shkruar ajo.