KreuCelebrity

VIDEO/ Më në fund, Adele publikon këngën e parë të albumit

Është momenti që bota po priste… Adele ka publikuar këngën e saj të re pas një pauze 6-vjeçare nga muzika. Dhe normalisht kjo ishte gjithçka çfarë fansave ju kishte munguar. Kënga e publikuar është pjesë e albumit të ri të këngëtares, i cili do të lançohet më 19 nëntor.

Adele është shprehur se, “ky album, jam unë”. Duke patur parasysh sa i afërt është ky album në zemrën e saj, të gjithë presim të gjejmë aty reflektimet e Adele për të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në jetën e saj, duke përfshirë divorcin e saj të vitit 2019 nga Simon Konecki, apo lidhjen e saj të re me të dashurin Rich Paul.

Në këngën e publikuar “Easy on me” këngëtarja këndon për të gjitha frikërat dhe hezitimet e dashurisë së re.  Siç tregohet nga titulli, Adele po i kërkon partnerit të saj “të shkojë lehtë me të”. Në këngë, Adele zbulon se si ajo dhe partneri i saj ishin “të mbërthyer” në mënyrat e tyre dhe se si ajo u përpoq “shumë” për ta bërë marrëdhënien e tyre të funksiononte, por në një moment, ajo duhet të “hiqte dorë”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF