
Pas Suedisë e Danimarkës tani edhe Finlanda i kufizon vaksinat kundër koronavirusit ë koncernit amerikan, Moderna. Në Suedi kufizimi vlen për nën 30 vjeçarët, në Danimarkë për personat nën 18 vjeç, kurse në Finlandë si rregull për meshkujt nën 30 vjeç. “Lidhja është veçanërisht e dukshme, sidomos tek vaksina Spikevax e Modernas, veçanërisht pas dozës së dytë”, thuhet në deklaratën e autoriteteve shëndetësore suedeze.Megjithatë autoritetet përkatëse theksojnë, se bëhet fjalë për një masë kujdesi paraprak, sepse rreziku i inflamacionit të muskulit të zemrës, miokardit dhe perikardit është shumë i vogël. Në vend të kësaj kjo grupmoshë e prekur është më mirë të vaksinohet mevaksinën BioNTech/Pfizer, rekomandojnë autoritetet suedeze. Kjo është pak e habitshme, pasi si tek vaksina e BioNTech ashtu si tek ajo e Modernas bëhet fjalë për vaksinat e tipit mARN, thote DW.E ndërkohë konsiderohet e provuar në masë të gjerë, që ky efekt anësor i rrallë, pra inflamacioni i muskulit të zemrës, mund të shfaqet pas një vaksinimi me njërën nga vaksinat e mARN që përdoren kundër SARS-CoV-2. Një analizë e fundit e një sigurimi shëndetësor amerikan konfirmon, se pas dozës së dytë të vaksinës së tipit mARN të BioNTech dhe Modernas në raste të veçanta mund të shfaqet miokardi, inflamacioni i muskulit të zemrës, sidomos tek djemtë e rinj. Që në mesin e korrikut të dy koncernet, BioNTech dhe Moderna kishin informuar për një lidhje të mundshme me vaksinën të miokardit tek djemtë e rinj.