Yllka Mujo feston sot ditëlindjen e ndonëse janë nga më të shumtat për këtë aktore ikonë, padyshim, më të ndjerat janë ato të fëmijëve, Elia dhe Amos. Mesazhi i vajzës së saj ishte padyshim një ndër më të ëmblit që kemi parë. “Sot ylli ynë i dritës feston ditëlindjen. Për shumë miq, dashamirës e kolegë ti je mbretëreshë e skenës. Për ne, je mbretëresha e cdo dite, që kur lind e derisa perëndon, je ylli ynë polar, ai yll udhërrëfyes që ndjekim symbyllur…Ti luan në skenë dhe nuk mund të ishte ndryshe. Sa ditëlindje ke festuar në skenë mam, pranë publikut tënd të dashur që të ka duartrokitur gjithë jetën, qëkur këndoje në festivalet e fëmijëve, e uroj do të duartrokasë përjetësisht. Sonte ti do të luash ‘Oh ditë të bukura’, e unë po të them faleminderit për të gjitha ditët, javët, muajt, vitet e mrekullueshëm pranë teje…. Kujto që unë dhe Amosi të duartrokasim çdo qelizë e çdo frymëmarrje të kemi në jetën tone. Dashuri pafund, mam, pafund!”, ka shkruar ajo.
